Turizëm
Vendet më të lira dhe më të shtrenjta turistike për britanikët
Për Kavosin, çmimi mesatar për një person në natë është 56.25 funte, ndërsa një vakt ushqimor me tre pjata, kushton më pak se 15 funte
Sipas një kërkimi të bërë nga TravelSupermarket, bazuar në krahasimin e çmimeve ndërmjet vendeve të ndryshme, Kavosi rezultoi të ishte një prej destinacioneve më të lira verore për turistët britanikë, ndërsa Ibiza një prej më të shtrenjtëve.
Sipas TravelSupermarket, nëse britanikët po kërkojnë një paketë të lirë për familjen e tyre, atëherë ata duhet të marrin në konsideratë destinacione të tilla si Kavosi në Korfuz të Greqisë, Bullgaria, Gran Canaria, Riviera Napoletane dhe Costa Brava, dhe të shmangin Ibizan, Santorinin, Marbella në Costa del Sol, Heraklion në Kretë dhe rivierën e Dubrovnikut, transmeton Monitor.
Për Kavosin, çmimi mesatar për një person në natë është 56.25 funte, ndërsa një vakt ushqimor me tre pjata, kushton më pak se 15 funte, përcjell albinfo.ch.
Destinacioni tjetër më i lirë është Costa Brava e Spanjës me çmimin për person në natë që shkon në 61.30 funte. Edhe çmimet në ishullin e Korfuzit janë të lira rreth 61.94 funte për person në natë.
Në pesë destinacionet e para më të lira për paketat familjare të turistëve britanikë bën pjesë edhe Riviera Napoletane, në Itali, ku një natë për person kushton rreth 63.82 funte.
Ndërsa pas Ibizas (ku një natë për person kushton 114.57 funte) që konsiderohet si destinacioni më i shtrenjtë për tursitët britanikë, renditen si destinacione të tjera të shtrenjta Santorini në Greqi me 102.89 paund për person në natë. Si destinacioni i tretë më i shtrenjtë renditet Marbella, Costa del Sol, ku një natë kushton 102.02 funte për person.
Paketat më të lira për turistët anglezë
Kavos, Korfuz, Greqi £56.25 në natë/ person
Golden Sands dhe Albena, Bullgari – £60.29 në natë/ person
Costa Brava, Spanjë £61.30 në natë/ person
Sidari, Corfu, Greqi £61.94 në natë/ person
Riviera Napoletane, Itali £63.82 në natë/ person
Puerto Rico, Gran Canaria, £64.08 në natë/ person
Malia, Kretë, £65.72 në natë/ person
Valencia, Spanjë, £67.40 në natë/ person
Bourgas, Bullgari £67.50 në natë/ person
Fuengirola, Costa del Sol, Spanjë £68.41 në natë/ person
Laganas, Zante, Greqi £68.61 në natë/ person
Siçili, Itali £69.13 në natë/ person
Puerto del Carmen, Lanzarote, Ishujt Kanare £69.64 në natë/ person
Benidorm, Costa Blanca, Spanjë £69.73 në natë/ person
Rodos, Greqi £70.14 në natë/ person
Malta £70.17 në natë/ person
Qyteti i Korfuzit, Greqi £70.33 në natë/ person
Cote D’Azur, Francë £71.03 në natë/ person
Lagos, The Algarve, Portugali £71.10 në natë/ person
Nerja, Costa del Sol, Spanjë £71.21 në natë/ person
Paketat më të shtrenjta për turistët anglezë
Ibiza, Ishujt Baleare £114.57 në natë/ person
Santorini, Greqi £102.89 në natë/ person
Marbella, Costa del Sol £102.02 në natë/ person
Heraklion, Kretë £98.99 në natë/ person
Riveira e Dubrovnikut £98.76 në natë/ person
San Antonio, Ibiza £97.50 në natë/ person
Qiproja Lindore, përfshirë Ayia Napa £95.75 në natë/ person
Split, Dalmatia Qendrore, Kroaci £95.64 në natë/ person
Playa Blanca, Lanzarote, Ishujt Kanare, £94.88 në natë/ person
Skiathos, Greqi, £93.97 në natë/ person
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















