Shqipëria
BE-ja heq kufizimet për shqiptarët, mund të udhëtojnë lirishëm
Pa asnjë kusht nga sot mund të udhëtoni lirshëm nga BE drejt Shqipërisë
Pas një mbledhjeje, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë sot dakord të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore, duke përfshirë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se përveç tri vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong-Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.
Krahas vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për Covid 19 ose një periudhë karantine, raporton Radio Evropa e Lirë.
Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.
Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.
Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit.
Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta














