Lajme
Veriu i Kosovës në fokus të shtypit gjerman
Shtypi gjerman vazhdon të raportojë dhe të komentojë mbi zhvillimet në veri të Kosovës
Gazeta Frankfurter “Allgemeine Zeitung” shkruan se nëse konflikti në kufirin serbo-kosovar nuk zgjidhet shpejt, atëherë nuk ka për të kaluar shumë kohë dhe mund të ketë gjakderdhje.
Vetë një studim i fundit i “International Crisis Group”, shkruan gazeta gjermane, ka arritur në përfundimin se konflikti mes Prishtinës dhe Beogradit ka hyrë në një fazë të rrezikshme, transmeton DW në gjuhën shqipe..
Në qytetin e ndarë të Mitrovicës ka disa qindra serbë të armatosur, shumë prej të cilëve janë të lidhur me bandat kriminale, dhe mund të ndodhë që të hapin zjarr kundër zyrtarëve kosovarë dhe atyre të EULEX-it, por edhe kundër KFOR-it.
Në rastin më të keq mund të nisë një seri atentatesh hakmarrëse kundër civilëve në të gjithë Kosovën. Kjo do të prekte edhe Gjermaninë, që ofron kontigjentin më të madh të trupave në KFOR.
Nga ana politike, shkruan gazeta” Frankfurter Allgemeine Zeitung”, sipas të cilës bëhet fjalë se kush do ta kontrollojë veriun e Kosovës, Serbia apo Kosova. Faktikisht Serbia ka pushtetin në veri. Presidenti serb, Tadiç ka edhe një plan të qartë për Kosovën.
E përditshmja gjermane vëren se Beogradi e pret me dëshirë nëse pjesa e mbetur e Kosovës, më pas i bashkohej Shqipërisë. Por aktualisht as Uashingtoni dhe as BE nuk e duan ndarjen e Kosovës.
Gazeta “Süddeutsche Zeitung” në artikullin e saj “Problemi i Serbisë” i kushton vëmendje konfliktit në veriun e Kosovës. Ka ardhur koha që BE t’i dalë ballë këtij problemi dhe të detyrojë Beogradin të luajë një rol konstruktiv në konfliktin e Kosovës.
Serbia nuk duhet ta njohë menjëherë Kosovën, por duhet të paktën të pranojë se Kosova është shkëputur përfundimisht nga Serbia. Në vend të kësaj, Beogradi kërkon ndarjen territoriale të Kosovës. Ndryshimet e kufijve në Ballkan mund të rrezikojnë stabilitetin.
E përditshmja gjermane “Tageszeitung” në artikullin “Hapje zjarri në vend të dialogut” vëren se kanë marrë një goditje shpresat për fundin e dhunës në Kosovë. Vëzhguesit politikë janë të mendimit se mund të ketë sërish përplasje të reja, pasi qeveria e Beogradit nuk ka një pozicion të qartë lidhur me këto incidente. “Qeveria e Beogradit është e ndarë përsa i përket çështjes së Kosovës. Prandaj ajo nuk ia del të kontrollojë serbët radikalë në Kosovë”, thuhet në qarqet diplomatike të Prishtinës, thotë “Tageszeitung”.
Ndërsa gazeta austriake “Die Presse” e cilëson konfliktin në Kosovë si një lojë të maces me miun. Situata është shkallëzuar rrezikshëm, shkruan Die Presse, që i referohet komandantit të KFOr-it, Erhard Drews. Ai i lidh trazirat me një “grup të vogël, shumë të gatshëm për dhunë të personave me maska të zeza.”
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet Në lagjen 11 të Cyrihut, disa kate të një skele 80 metra të lartë janë shkatërruar.... -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse?











