Lajme

Verona Gjinaj bëhet kampione e Zvicrës në Tajboks

Talentja e taiboksit në Zvicër, shqiptarja Verona Gjinaj sot është shpallur kampione e Zvicrës në Tajboks.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i saj, Tefik Bajrami, përmes nje postimi në rrjetin social Facebook.

Verona është nxënëse e shkollës së mesme në Kriens, Luzern, ndërsa është me prejardhje nga komuna e Gjakovës. Ajo flet disa gjuhë: shqip, gjermanisht, anglisht, kroatisht dhe pakëz spanjisht, përcjell albinfo.ch

Publiée par Tefik Bajrami Teo sur Samedi 16 novembre 2019