Lajme
Vërshime në Zvicrën lindore pas shirave të mëdha
Shiu më i madh brenda 24 orësh me 90 litra për metër katror ka rënë në Urnäsch (AR)
Gjatë natës nga e hëna në të martë, shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur veçanërisht fuqishëm Zvicrën Lindore. Shiu më i madh brenda 24 orësh me 90 litra për metër katror ka rënë në Urnäsch (AR) shkruan SDA.
Në qytetin e St. Gallenit janë regjistruar 63 litra për metër katrorë. Shirat kanë ndjekur kryesisht linjën e Paraalpeve qendrore dhe lindore, nga Muotathal përmes Toggenburgut deri në Alpstein.
Atje janë matur midis 60 dhe 90 litra shi për metër katrorë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në Eggenried SG sasia e shiut ka arritur në 80 litra për 24 orë.
Në Lucern janë regjistruar 42.5 litra. Në rrethin Würzenbach, ujërat e fryra kanë përmbytur rrugët të hënën në mbrëmje, duke ndërprerë trafikun e autobusëve të qytetit.
Në liqenin e Konstancës (Bodensee) është regjistruar ngritje e nivelit të ujit për 14 centimetra.
Ndërkaq, situatë dramatike mbretëron prej mbrëmë rreth lumit Thur në kantonin Thurgau
Autoritetet e Thurgaut aktualisht po paralajmërojnë qytetarët përmes aplikacionit Alert Suisse për rrezikun, përcjell albinfo.ch. Lumi ka vërshuar dhe të gjithë duhet të largohen menjëherë nga zona e prekur.
Në paralajmërim thuhet: “Valët mund të të befasojnë dhe në çdo moment mund të vërshojnë dhe shembin brigjet”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Diaspora voton në Cyrih, procesi po zhvillohet normalisht... -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025















