Lajme
SHBA: Mbi 40 të vdekur nga vërshimet
Mediat amerikane shkruajnë se deri më tani ka shkuar në mbi 40 numri i viktimave të vërshimeve që e kanë përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Vërshimet e jashtëzakonshme u shkaktuan nga uragani Ida, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se uragani e goditi Louisiana-n të dielën, duke e lënë pa rrymë qytetin New Orleans dhe duke shkaktuar viktima në shtetin e Misisipit, shkruan The Guardian.
Po ashtu, qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar nga e marta për vërshimet e mundshme që e rrezikojnë jetën dhe vërshime nga lumenjtë në pjesën qendrore të bregdetit të Atlantikut dhe në Anglinë e Re. Stuhia më pas e goditi rajonin të mërkurën në mbrëmje.
Të enjten pasdite, pas një dite të kërkim-shpëtimit dhe pengesave në trafik e në furnizimin me energji elektrike, guvernatori i New Jersey-t, Phil Murphy, tha se “është i pikëlluar që të raportojë se deri më tani, së paku 23 banorë kanë vdekur nga kjo stuhi”.
“Shumica e këtyre vdekjeve ishin individë që u zunë nga vërshimet në veturat e tyre dhe u bartën nga uji. Lutjet tona janë me anëtarët e familjeve të tyre”, tha ai.
Në qytetin e Nju -orkut, policia tha se së paku 13 persona kanë vdekur. Zyrtarët në Pensilvani thanë se së paku pesë viktima janë shënuar në atë vend.
Për situatën e krijuar reagoi Presidenti Joe Biden, i cili në një fjalim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë tha: “Këto stuhi ekstreme dhe kriza klimatike janë këtu. Ne duhet të jemi të përgatitur më mirë. Duhet të veprojmë”.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













