Kosova
Veteranët e UҪK-së kërkojnë ndalimin e koncertit në Dragash: “Provokim në Ditën e Dëshmorëve”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës ndalimin e një koncerti të paralajmëruar për 5 maj në Komunën e Dragashit, për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarëve nga Serbia, transmeton albinfo.ch.
Sipas reagimit të përbashkët të këtyre organizatave, mbajtja e këtij koncerti pikërisht në Ditën e Dëshmorëve të Kombit përbën “cenim të rëndë të ndjenjave të qytetarëve dhe të dinjitetit shtetëror”.
“Data 5 maj është e shenjtë për popullin shqiptar… Çdo përpjekje për të relativizuar dhimbjen dhe sakrificën tonë përbën cenim të rëndë të ndërgjegjes kombëtare,” thuhet në reagim, ku organizimi i koncertit është cilësuar “provokim i qëllimshëm, fyes e i papranueshëm”.
Veteranët kanë paralajmëruar se, nëse autoritetet nuk marrin masa për ndalimin e ngjarjes, do ta ndërpresin vetë koncertin.
Koncerti është pjesë e një festivali të quajtur “Arog Fest”, i cili, sipas paralajmërimeve zyrtare, synon të festojë kulturën, traditën dhe muzikën e rajoneve të Gorës, Zhupës dhe Podgurës. Për mbrëmjen e 5 majit janë ftuar të performojnë të paktën pesë këngëtarë, mes tyre edhe artistë nga Serbia, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Presidentja zvicerane: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarët Gjatë vizitës shtetërore të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Zvicër, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter ka...
-
Vjosa Osmani u prit edhe nga diaspora shqiptare
-
Presidentja Osmani e nis sot vizitën shtetërore në Zvicër
-
Shqiptari kërkoi azil në Britani si ‘gay’, gjykata refuzon kërkesën, ai është i martuar me një grua
-
Një shqiptare në konkursin TCP Europe 2025 për çmimin “People’s Choice”
Jeta në Zvicër
-
Fëmijët trevjeçarë duhet të mësojnë gjermanisht në Zvicër Një në pesë fëmijë të vegjël në Zvicër flet rrallë ose fare gjermanisht. Gjithnjë e më...
-
Restorantet zvicerane mahnitin me vlerësime të larta në renditjen e gastronomisë
-
Booking.com urdhërohet të ulë komisionet për hotelet zvicerane me 25%
-
Lozana kufizon hyrjen në disa parkingje për punëtorët mobilë
-
Zvicra drejt fundit të transportit hekurudhor për kamionë: Më shumë trafik në Alpe