Lajme
Vetëvendosje e “priti” me domate Cooperin
Disa protestues kishin arritur të depërtojnë brenda oborrit të qeverisë, nëpërmjet derës së pasme. Kryeministri Thaçi e dënon këtë veprim
I ashtuquajturi lehtësues në negociatat Prishtinë-Beograd, Robert Cooper vizitoi të enjten Prishtinën, mirëpo nuk u prit mirë nga simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët duke kundërshtuar mundësinë e rinisjes së negociatave me Serbinë, e gjuajtën me domate objektin e Qeverisë ku po mbahej takimi.Madje disa nga protestues të Vetëvendosjes kishin arritur të depërtojnë brenda oborrit të qeverisë, nëpërmjet derës së pasme të rrethojave të objektit.Ky veprim, ndërkaq u kundërshtua nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili bashkë me zëvendëskryeministren Edita Trahiri takuan ndërmjetësin Cooper.“Shpalosja e ambicieve politike duhet të bëhet në mënyrë institucionale dhe demokratike në Parlament, e jo përmes dhunës së shfaqur kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Këto veprime janë të papranueshme dhe si të tilla të dënueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi, deklaron Zyra për Informim e Kryeministrisë.Me ndërmjetësin Cooper, Thaçi ka diskutuar për implementimin e marrëveshjeve të arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë gjatë procesit të bisedimeve teknike në Bruksel.Sipas të njëjtit njoftim, Thaçi ka thënë se implementimi i marrëveshjeve duhet të implementohen edhe nga ana e Serbisë, pasi ato janë në dobi të qytetarëve të të dy shteteve dhe në dobi të forcimit të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.Ndërmjetësi i BE-së Cooper, ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen sa më shpejtë, në mënyrë që të ecet përpara në proces.
Vizita në Kosovë e ndërmjetësit Cooper ka pasuar vizitën në Beograd, ku ai një ditë më parë është takuar me këshilltarin e presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA











