Kosova
Vetëvendosje paralajmëron padi ndaj Thaçit
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar padi ndaj presidentit Hashim Thaçi për keqpërdorim të politikës së jashtme.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se së shpejti do të padisë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pa mandat po dialogon me Serbinë.
Kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se presidenti ka bërë shkelje kushtetuese, e për këtë ai do të përballet me padi.
Konjufca ka thënë se të gjitha partitë politike duhet të bëhen bashkë në Kuvend për t’i vënë vija të kuqe presidentit, atij që i hoqi vijat e kuqe për Serbinë.
“Parlamenti duhet të thotë që Kosova nuk mund të pranojë kurrfarë autonomie për serbët, kurrfarë ‘Zajednice’, kurrfarë copëtimi të Kosovës a shkëmbimi territoresh”, ka thënë Konjufca.
Ai tutje ka thënë se Hashim Thaçi është politikani i vetëm që vrapon të jetë prijës në dialog, e kështu, mundohet të shtyjë edhe pak Gjykatën Speciale.
Ai ka paralajmëruar protesta e demonstrata për të kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme.
Nuk është i sigurt nëse për këtë do ta ketë mbështetjen e LDK-së.
“Nuk e di nëse do të na bashkohet LDK-ja. Më duket se LDK-ja demonstratën e fundit e ka bërë në vitin 1993”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













