Kosova
Vetëvendosje proteston nesër në Tiranë kundër vizitës së Presidentit të Serbisë
Anëtarë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë kanë njoftuar se nesër do të protestojnë kundër vizitës së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiq dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Vetëvendosje ka ftuar qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen në këtë protestë, transmeton albinfo.ch.
“Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Ata nuk i njohin simbolet tona shtetërore. S’mund të sillemi këtu sikur jemi para një feste. S’jemi ne që i kemi shpallur armiq, janë ata që mohojnë të drejtat tona”, kanë thënë drejtuesit e kësaj partie.
Kjo Lëvizje i ka shpallur Vuçiqin dhe Dodik persona non-grata në Shqipëri.
Më 8 dhe 9 maj, Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiq, do të qëndrojë në Tiranë për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe shefen e BE-së, Federica Mogherini.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%
















