Lajme
Vetëvendosje:Kërkohet dorëheqje e qeverisë dhe zgjedhje të reja
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë së Kosovës dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme
Dy udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Shpend Ahemti, kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve të parakohshme.
Drejtuesit e Vetëvendosjes kanë thënë se Qeveria realisht ka heq dorë nga shteti dhe nga përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës dhe i duhet vetëm formalisht të deklarohet dorëheqja Disa prej arsyeve që kanë shtyrë këtë lëvizje të kërkojë dorëheqjen e Qeverisë dhe një proces të ri zgjedhor është situata e muajve të fundit, e cila sipas Vetëvendosjes, po e çon pavarësinë e vendit drejt tkurrjes.
Albin Kurti ka deklaruar se një prej arsyeve kryesore për një kërkesë të tillë është se Qeveria e Kosovës me në krye kryeministrin Hashim Thaçi, po bëhet gati për koncesione të reja me Serbinë. Kurti e Ahmeti kanë përmendur bisedimet pa kushte me Serbinë, marrëveshjet për kopjen e kadastrave, të librave të amzës dhe vulat dhe tabelat e dyfishta, si disa prej arsyeve që kjo qeveri, sipas tyre, duhet të largohet nga pushteti.
Edhe me intervenimin në veri, sipas tyre, Qeveria i ka dërguar mesazh të qartë strukturave ilegale atje se nuk është në gjendje t’u kundërvihet këtyre strukturave, edhe kur rrezikohet jeta e policëve dhe qytetarëve. Drejtuesit e Vetëvendosjes kanë thënë se do të përdorin të gjitha mjetet, duke nisur nga zëri në Kuvendin e Kosovës. Ata nuk kanë përjashtuar edhe organizimi jashtë institucioneve, duke përfshirë edhe protestat, për realizimin e qëllimin për largimin e Qeverisë aktuale nga pushteti. Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ata kanë thënë se dëmet që po i shkaktohen buxhetit të Kosovës nga Qeveria aktuale, janë mijëra herë më të mëdha sesa shpenzimet që mund të krijojnë zgjedhjet.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”













