Maqedonia
“Veturat e shtrenjta më të lira, ato më të lirat do të shtrenjtohen”
Ata që blejnë veturë me vlerë prej 29.500 euro me emetim të CO2 prej 140 gram, ata do të paguanin 443 euro më shumë taksë, për dallim nga ligji i vjetër
Dogana e Maqedonisë Veriore mohon që me taksën e re për automjetet, veturat luksoze do të jenë më të lira, ndërsa më të lirat do të shtrenjtohen.
Mediat vendase nuk e kanë dhënë pasqyrën reale të ligjit. Nga Doganat sqarojnë se nëse dikush vendos të blejë veturë me vlerë prej 29.500 euro, me emetim të CO2 prej 140 gram, ata do të paguanin 443 euro më shumë taksë, për dallim nga ligji i vjetër.
Sipas tyre, kjo do të thotë se nuk do të ketë leverdi për veturat luksoze, por vetëm ato që janë ekologjike, raporton Alsat.
Por, nëse blini një automjet mbi 31,000 euro, matematika për shpenzime më të ulëta është e saktë, përcjell albinfo.ch.
“Dallimet që po shfaqen në media këto ditë duke paraqitur një situatë të caktuar se veturat e shtrenjta do të bëhen më të lira janë vetëm rezultat i të dhënave të parashtruara keq në ligjin e vjetër. Shembulli i dhënë në media këto ditë një automjet 31,000 euro që ndot 140 gram, matematikisht është e saktë dhe që jep 300 euro negativë, respektivisht taksë më të ulët, mund të krahasohet me 29.500 euro me 140 gram dizel që do të bëjë dallim plus 443 euro që duhen paguar”, deklaroi Anastas Mezhenkovski, ndihmësdrejtor.
Dallimi mes ligjit të ri dhe atij të vjetër është taksa mbi vlerën e veturës. Nëse më parë kishte taksë për automjetet me vlerë prej më shumë se 3,000 eurove, tani do të paguhet taksë në këtë normë vetëm për automjete më të shtrenjta se 10 mijë euro.
“Të gjitha automjetet do të garojnë deri në 10 mijë euro cila është më ekologjike, ajo që është më ekologjike do të paguajë taksë shumë më të ulët, dhe ajo që ndotë më shumë do të paguajë taksë disa herë më të lartë. Qëllimi i ligjit është të stimulojë njerëzit të mendojnë, në vend që të paguajnë taksë më të lartë për më automjete ndotëse, ato para t’i përdorin për automjete më ekologjike”, shtoi tutje ai.
Taksa për automjetet filloi të zbatohet nga 1 janari i këtij viti. Por, pas vetëm 13 ditësh hasi kritika nga ekspertët ekonomikë.
Ish-këshilltari i ish-ministrit të Financave, Tevdovski, Branimir Jovanoviç, e quajti masën një marrje direkte nga të varfrit dhe dhënie të të pasurve. Ministria e Financave u përgjigj se kjo masë është një nxitje për qytetarët që të blejnë vetura ekologjike dhe më në fund të ndryshojnë parku i vjetër vozitës.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion














