Autotech
Veturat “Tesla” pushtojnë Evropën
Makinat “Tesla” tani mund të blihen në katër vende të tjera: Poloni, Hungari, Rumani dhe Slloveni
Prodhuesi amerikan i makinave, “Tesla”, vazhdon të zgjerojë rrjetin e tij të shitjeve në Evropë.
Makinat “Tesla” tani mund të blihen në katër vende të tjera: Poloni, Hungari, Rumani dhe Slloveni.
Kjo do të thotë që qytetarët e këtyre katër vendeve mund të porosisin Model 3, Model S ose Model X në internet, me dorëzimet e para që priten në fillim të vitit 2020.
Çmimi fillestar për “Model 3” është 39.500 euro, ndërsa versioni i makinës standarde kushton 48.200 dhe 53,000 euro, kur bëhet fjalë për performancën më të fuqishme.
Model S mund të blihet për 78,580 € ose 86,580 €, dhe Model X duhet të ndani 90,480 €.
Sllovenia siguron subvencione prej 7,500 eurove për blerjen e veturave elektrike.
Qytetet më të afërta ku sllovenët mund të bëjnë servisimin e veturave të tyre “Tesla” janë Graz dhe Salzburg në Austri, dhe Padova në Itali, ndërsa së shpejti servise do të hapen edhe në Budapest.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave













