Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shfrytëzimi i të huajve: Një kosovar punoi 35 vjet në një fermë në Zvicër pa leje qëndrim e pa leje pune Sans-Papiers, pra njerëzit që janë në vend pa leje qëndrimi, me sa duket po shfrytëzohen në...
-
Kompania nga diaspora në Zvicër dhe Gjermani, “Orllati”, do të ndërtojë parkun solar në Kosovë
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
Jeta në Zvicër
-
Ndërrimi i orës rritë rrezikun e përplasjeve nga makina të kafshëve të egra në rrugë Ndryshimi i orës të dielën rrit rrezikun e përplasjeve me drerë, vjedulla dhe kafshë të tjera...
-
Jo të gjitha qytetet zvicerane kanë problem strehimi
-
Janë shitur pothuajse të gjitha biletat për Kampionatin Evropian të Futbollit
-
Shfrytëzimi i të huajve: Një kosovar punoi 35 vjet në një fermë në Zvicër pa leje qëndrim e pa leje pune
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po largohen nga Zvicra