Bota
Video-skandali që shkaktoi kaos të madh në Austri
Strache ishte filmuar teksa propozonte të ofronte kontrata qeveritare për mbesën e një oligarku rus
Të gjithë ministrat që ishin emëruar nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë në Austri kanë dhënë dorëheqjen, duke e futur qeverinë në një kaos të paparashikuar.
E gjithë kjo vjen pasi udhëheqësi i kësaj partie, Heinz-Christian Strache, i cili mbante postin e zv.kancelarit, u detyrua të dorëhiqej gjatë fundjavës, si pasojë e publikimit të një videoskandali. Strache ishte filmuar teksa propozonte të ofronte kontrata qeveritare për mbesën e një oligarku rus.
Mëngjesin e së hënës ai kishte kërcënuar se, nëse pas tij do të detyrohej të jepte dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm Herbert Kickl, Partia e Lirisë do të tërhiqej nga koalicioni qeverisës, transmeton “TCH”.
Kancelari Sebastian Kurz ishte ai që bëri thirrje gjatë fundjavës për shkarkimin e Kickl, duke thënë se ai duhej të mbante përgjegjësi për skandalin pasi ishte Sekretar i Përgjithshëm i partisë, përcjell albinfo.ch.
Skandali i korrupsionit doli në dritë të premten, kur pamje të regjistruara në vitin 2017 u publikuan në mediat gjermane, që tregonin sesi Strache dhe një zyrtar tjetër i Partisë së Lirisë iu ofronin kontrata qeveritare asaj që dyshohet të jetë mbesa e një oligarku rus.
Strache dha menjëherë dorëheqjen ditën pasardhëse, ndërsa Kancelari Kurz, që udhëheq Partinë Popullore të qendrës së djathtë, tha se vendi duhej të zhvillonte zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare. Mes ministrave të dorëhequr janë ai i Jashtëm, ai i Mbrojtjes, ai i Transportit, si dhe ai i Çështjeve Sociale. Partia e Lirisë kishte zënë gati gjysmën e kabinetit qeveritar pas zgjedhjeve të fundit në Austri.
Videoskandali vjen në një moment tejet kritik për partinë në fjalë, pasi votuesit anembanë Bashkimit Evropian do të votojnë në datat 23-26 maj për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, ku parashikohet që të forcohen pozitat e ekstremistëve të djathtë dhe eurodeputetëve të tjerë euroskeptikë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?