Kosova
Vitia: Rreth 2 milionë vaksina do t’i kemi deri në fund të vitit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se sot po nisim një proces të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve, procesin e vaksinimit masiv
“Menaxhimi i pandemisë dhe ringjallja ekonomike janë dhe mbeten prioritetet e Qeverisë. Për të parën është shumë e rëndësishme dhe pa të parën nuk arrihet as e dyta, sot po fillojmë një proces thelbësor për të parën.
MSH në bashkëpunim me institucionet shëndetësore i ka bërë përgatitjet për realizimin e planit të veprimit për vaksinimin e qytetarëve në masë me vaksinën anti-COVID-19”, ka thënë Vitia.
Ministri ka thënë se ky moment shënon një kapërcim në luftën tonë me pandeminë.
Vitia më tej bëri të ditur se kontingjenti i parë i vaksinave nga marrëveshja me Pfizer pritet të arrijnë në fund të këtij muaji.
“Kemi një numër relativisht komod të vaksinave në stoqe, deri në fund të muajit pritet të vijë kontingjenti i parë i vaksinave që kemi siguruar nga kontrata me Pfizer. Përfshirë këtu edhe 40 mijë doza të tjera që pritet të arrijnë nga COVAX”, u shpreh Vitia.
Ministri theksoi se deri në fund të vitit ne do t’i kemi në dispozicion rreth 2 milionë vaksina.
“Ne kemi siguruar kontratë me kompaninë Pfizer për mbi 1.2 milion doza deri në fund të vitit dhe së bashku me dozat e tjera që do të na vijnë nga COVAX dhe miqtë tanë, atëherë deri në fund të vitit do t’i kemi në dispozicion diku 2 milionë doza të vaksinave, nëse e bëjmë një llogaritje i bie që çdo muaj të vaksinojmë diku rreth 320 mijë qytetarë”, tha Vitia.
Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me komunat ka krijuar hapësira të reja për vaksinim, ka shtuar 279 ekipe të vaksinimit në nivel vendi dhe ka ngritur infrastrukturën e nevojshme.
“Sot me kënaqësi them se tani kemi kaluar shifrën prej 100 mijë të vaksinuar dhe objektiv yni mbetet vaksinimi i 60%. Aktualisht po vaksinohen personat mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike pa dallim moshe”, tha Vitia.
Ai shtoi se sigurimi i vaksinave dhe administrimi i tyre është përgjegjësi jona. Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë për marrjen e vaksinës.
E-Diaspora
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA Në datën 7 prill 2024, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të hapë edicionin e tretë...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
Jeta në Zvicër
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane Ngarkesat në komunikacion vazhdojnë edhe të premten në Zvicër gjatë festave të Pashkëve, përcjell albinfo.ch. Bllokimi...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar