Lajme
Vjedhja më e madhe e avionëve në histori
Interesante, një vendim pa precendet deri tani – të paktën sa i përket numrit. Rusia mban 400 avionë të marrë me qira, sepse pas vendosjes së sanksioneve firmave qiradhënëse nuk u lejohet të bashkëpunojnë me linjat ajrore ruse, përcjell albinfo.ch.
Bëhet e ditur se kompanitë që japin avionë me qira, si p.sh. Aercap dhe Avolon, po i humbasin shpresat se do t’i marrin sërish avionët e tyre që u kishin dhënë me qira shoqërive ajrore ruse dhe që tani gjenden në Rusi. Për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, këto kompani ndërprenë kontratat me linjat ajrore ruse. Edhe pse njoftimi për përfundimin e kontratave u bë i njohur rreth një muaj më parë, deri tani kompanitë ajrore ruse nuk i kanë kthyer ende më shumë se 500 avionë me vlerë rreth dhjetë miliardë dollarë, shkruan DW.
“Kam frikë se do të jemi dëshmitarë të vjedhjes më të madhe të avionëve në historinë e aviacionit civil komercial”, tha Volodymyr Bilotkach, profesor për Menaxhimit të Trafikut Ajror pranë Institutit të Teknologjisë në Singapor. Drejtori i përgjithshëm i Komisionit të BE-së për Transportin, Henrik Hololei, u ankua gjithashtu se avionët që gjenden në Rusi u janë “vjedhur pronarëve të ligjshëm”.
Shkelje serioze e Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar
Pas vendosjes së sanksioneve, Rusia aprovoi me procedurë të përshpejtuar një ligj për të parandaluar heqjen e avionëve nga shërbimi. Avionët në fjalë janë të regjistruar në Bermuda dhe Irlandë dhe autoritetet e këtyre vendeve i kanë pezulluar certifikatat e tyre të sigurisë ajrore dhe për këtë arsye nuk lejohen të ngrihen.
Për të ruajtur certifikatat e nevojshme të sigurisë, avionët e marrë me qira thjesht u riregjistruan në Rusi. Por, sipas rregullave ndërkombëtare, regjistrimi i dyfishtë nuk lejohet. Henrik Hololei tha kjo është një shkelje serioze e Konventës së Çikagos për Aviacionin Civil Ndërkombëtar. Sipas të dhënave të qeverisë rusi, tanimë tek autoritetet ruse janë regjistruar më shumë se gjysma e 515 avionëve të marrë me qira.
Shumica e avionëve të marrë me qira përdoren për fluturime të brendshme në Rusi. Agjencia e Aviacionit e BE-së Eurocontrol gjurmon tani çdo avion që largohet nga Rusia dhe në bashkëpunim me autoritetet në vendet ku ulen avionët, i konfiskon ata. Sipas një njoftimi të agjencisë ruse të lajmeve Interfax javën e kaluar u konfiskuan 78 avionë të tillë që kishin fluturuar jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore