Maqedonia
VMRO-ja kërkon qeveri teknike
Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE, ka vendosur të mos e njohë rezultatin e referendumit.
Kjo parti në mbledhjen e Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv që ka mbajtur ka dalë me qëndrimin që të formohet qeveri teknike, përcjell albinfo.ch.
“Është e nevojshme që menjëherë të respektohet Marrëveshja dhe Ligji për zgjedhjet, ku do të formohet një qeveri teknike sipas “Marrëveshjes së Përzhinës”, me një mandat prej 100 ditësh. Kjo do të thotë dorëheqjet e Zaevit, Spasovskit dhe Carovskës dhe ministrat për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politikë Sociale t’i takojnë VMRO-DPMNE-së, në afat prej 100 ditësh. Vetëm kjo është parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-s, Aleksandar Nikollovski.
Lidhur me ndryshimet kushtetuese, VMRO-ja vazhdon të besojë se deputetët mbajnë qëndrimin e partisë dhe nuk do të ndryshojnë mendje.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













