Kosova

Von Cramon: Serbia t’i lirojë kosovarët, të mos e turpërojë veten

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikëkalimet kufitare të Serbisë, përcjell albinfo.ch.

Qindra kosovarë po mbahen në zonat neutrale të pikëkalimeve kufitare të Serbisë me shtetet e tjera.

Atyre u janë marrë dokumentet identifikuese e janë lënë në zonat neutrale qe më shumë se 15 orë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.