Kosova
Vrasjet e grave: Presidentja Osmani e shpall të mërkurën ditë zie shtetërore
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpallur ditën e mërkurë si ditë zie shtetërore në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara si rezultat i dhunës gjinore.
Osmani ka shkruar se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”.
Brenda katër ditësh në Kosovë u vranë dy gra.
Një 21-vjeçare u vra ditën e premte në Ferizaj, nga ish-bashkëshorti i saj. Ndërsa, sot në qytetin e Pejës u vra një grua 43-vjeçare, nga bashkëshorti i saj. Vrasja ndodhi në banesën e çiftit.
Të dyja vrasjet u dënuan ashpër, ku edhe u kërkua dënim maksimal për dorasit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin Disa ditë të tjera të nxehta janë të mundshme, por në përgjithësi, këto temperatura ekstreme kanë... -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit












