Shkurt.ch

Vret gruan, dy fëmijët dhe veten

Katër persona janë gjetur të vdekur mbrëmë në Affioltern am Albis të Cyrihut. Bëhet fjalë për një dramë familjare

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Affoltern am Albis, në Kantonin e Cyrihut.

Rreth orës 21 të të enjtes në Affoltern am Albis një grua ka njoftuar ne Policinë Kantonale të Cyrihut se kolegia e saj e punës nuk kishte ardhur në punë. Policët e alarmuar shkojnë në banesën e gruas në fjalë dhe atje gjejnë katër trupa të pajetë  thuhet në një komunikatë të policisë, shkruan 20minuten.ch.

Nga ajo që dihet deri tash, bëhet fjalë për një burrë 53 vjeçar i cili pasi ka vrarë graun 51 vjeçe dhe dy fëmijët, 7 dhe 9 vjeçarë, ka vrarë në fund edhe veten, transmeton albinfo.ch. Të katër personat janë sipas poliocisë, të nacionalitetit zviceran.

Rrehanat e sakta dhe 6motivet e aktit të tmerrshën janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve që po vazhdojnë nga Prokuroria Shtetërore 1 e Kantonit të Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kantonale.