Bota
Vritet shefi i terroristëve Al-Bagdadi
Në mes të shtatorit shefi i It-is ka dërguar një mesazh me internet ku shihet se ende është gjallë
Në Shtëpinë e Bardhë është bërë e ditur se presidenti amerikan Trump së shpejti do t’i drejohet opinionit me një lajm të rëndësishëm. Sipas të gjitha gjasave, fjala është për vrasjen e Al-Bagdadit.
Agjencia e lajmeve Reuters dhe rrjeti televiziv CNN njoftojnë se forcat amerikane kanë sulmuar shefin e terrroistëve të “Shtetit Islamik” (IS), Abu Bakr al-Bagdadi. Mendohet se gjatë këtij sulmi është vrarë, sipas të gjitha gjasave, Al-Bagdadi. Por lajmi nuk është konfirmuar.
Vrasja me mjete shpërthyese?
Revista amerikane “Newsweek” njofton madje për hollësi. Sipas burimeve të kësaj gazete, operacioni ushtarak i njësive speciale është zhvilluar në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Kjo zonë konsiderohet si një prej rajoneve të fundit të kontrolluara nga islamistët. Pas një përleshje të shkurtër me armë, thuhet se Al-Bagdadi ka bërë vetëvrasje me një rrip të mjeteve shpërthyese. Vetëvrasja është bërë në praninë e anëtarëve të familjes, shkruan “Newsweek”. Fëmijët nuk janë lënduar, por janë vrarë edhe dy gra të Al-Bagdadit.
Në mes të shtatorit shefi i IS ka dërguar një mesazh me internet ku shihet se ende është gjallë. Autoritetet gjermane të sigurisë janë të mendimit se inçizimi ishte autentik dhe është bërë në gusht apo në shtator raporton DW.
Shpesh është shpallur i vdekur
IS ka përhapur këtë audio mesazh në kohëzgjatje prej rreth 30-minutave në kanale të ndryshme të internetit. Udhëheqësi i xhihadistëve kërkonte lirimin e simpatizantëve të tij, burrave dhe grave, nga burgjet dhe kampet. Al-Bagdadi kërkonte prej simpatizantëve të tij që të kryhen sulme ndaj hetuesve dhe gjykatësve, në proceset kundër pjesëtarëvre të IS. Pas humbjeve të mëdha në Siri dhe Irak, ai është shpallur disa herë i vdekur. SHBA kanë shpallur një shpërblim prej 25 milion dollarësh për personat që vrasin apo arrestojnë Al-Bagdadin. Ai është terroristi më i kërkuar në botë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














