Kosova
Vuçiq: Derisa Kurti të jetë në krye, s’ka gjë nga dialogu në Bruksel
Edhe një herë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për media se “e ka shpallur” të dështuar procesin e dialogut. Dhe, sipas tij, fajtor për këtë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ai në një intervistë ka “kërkuar edhe ndihmë” nga shtetet perëndimore.
“Kërkoj nga fuqitë që e mbrojnë të na ndihmojnë, ta frenojnë e ta mbushin mend Albin Kurtin”, theksoi ai.
Sipas tij, nuk ka gjë as nga dialogu në Bruksel.
“Në Bruksel nuk ka dialog derisa të jetë Kurti, njeriu ka vendosur të mos dialogojë”.
Vuçiqi tha se është “i gatshëm të shkojë çdo herë për bisedime, por se sipas tij, nuk di për çfarë të flasë.
Ka folur edhe për kërkesën e Perëndimit që Serbia t’i vërë sanksione Rusisë.
Përsëriti se nuk do ta bëjë këtë.
Gjatë ditës së enjtes, për të disatën herë, kryeministri i Kosovës, Kurti, akuzoi Vuçiqin për dështim të takimit të planifikuar për 19 korrik. Kurti tha se Vuçiqi me qëllim edhe po e vonon krijimin e Qeverisë, në mënyrë që të mos i vërë sanksione Rusisë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë











