Bota
Vuçiq: Serbia nuk bën fushatë kundër Macronit pse bllokoi Tiranën e Shkupin
Sipas Presidentit të Serbisë, Macron nuk do ta harrojë Serbinë ose nuk do ta lërë atë vetëm
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij i beson presidentit francez, Emmanuel Macron dhe i shprehu mirënjohje Francës për mbështetjen ndaj Serbisë në rrugën e saj evropiane.
Vuçiq tha në një konferencë për shtyp me ministren franceze të Mbrojtjes, Florence Parly, se Serbia nuk po merr pjesë në një fushatë pothuajse të orkestruar kundër Macronit mbi disa vendime të BE-së, përkatësisht vendimin për të mos hapur bisedimet e anëtarësimit në bllok të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ai theksoi se kur bëhet fjalë për një metodologji të re në procesin e zgjerimit të BE-së, të iniciuar nga Franca, i mbetet Serbisë të presë dhe se është i bindur që presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk do ta harrojë Serbinë ose nuk do ta lërë atë vetëm, transmeton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














