Kosova
Vuçiq urdhëron ushtrinë të jetë e gatshme pas aksionit të sotëm në veri
Njësitë e ROSU-s kanë ndërmarrë një aksion në komunat veriore të Kosovës, ku me këtë rast kanë arrestuar disa pjesëtarë të policisë.
Kjo ka bërë që të reagojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili urdhëroi që të gjitha njësitë ushtarake të jenë në gjendje gatishmërie të plotë.
Ministria e Brendshme e Serbisë gjithashtu ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie njësinë e policisë speciale pas aksionit të policisë në komunat veriore të Kosovës.
Vuçiq gjithashtu u kërkoi qendrave politike perëndimore që të ndalin Prishtinën dhe u ka bërë të qartë se Serbia nuk do të lejojë pastrimin etnik në Kosovë, shkruajnë mediat në Kosovë.
Gjithashtu i pari i shtetit serb po pret çdo lloj ndihme dhe mbështetje nga aleatët, Rusia dhe Kina, raportojnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Presidenti do të flasë për hollësitë rreth kësaj situate në Parlamentin serb në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit rreth situatës në Kosovë, i cili duhet të fillojë në orën 10:00.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën