Lajme
Washington DC: Shqiptarja, themeluese e “Dafero” për sesione informative rreth Covid-19
Lina Zdruli është themeluesja e biznesit social “Dafero”, me qendër në Washington DC, nëpërmjet të cilit ofron edhe sesione informative rreth Covid-19, me në fokus grupet vulnerabël të refugjatëve dhe viktimave të trafikimit, transmeton albinfo.ch.
Këto kurse mund të ndiqen në shumë gjuhë dhe prekin aspekte të jetës e punësimit në lidhje me target grupin.
Duhet theksuar se Lina Zdruli është diplomuar nga Universiteti i Georgetown, në Washington DC, dhe krahas sipërmarrjeve të saj sociale, “Dafero” dhe “VRefugees”, shërben si konsulente pranë Bankës Botërore, SHBA.
Duke marrë parasysh edhe krizën globale të migracionit që është një nga sfidat më të rëndësishme me të cilën përballen tani udhëheqësit, numri i madh i azilkërkuesve në vendet perëndimore vitet e fundit ka ngritur pyetje të ndryshme: si do të integrohen azilkërkuesit në shoqëri? A janë në gjendje tregjet e punës në këto vende të ofrojnë mundësi për një jetë të pavarur për refugjatët dhe imigrantët? Por çdo sfidë, ofrohen edhe mundësi. Lina Zdruli, një profesioniste e re shqiptare në Uashington. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













