Shqipëria
Washington-i telefonatë Ramës: Zgjedhjet, më 30 qershor
Ambasadori Philip T. Reeker, asistent sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kjo telefonatë e kërkuar nga ambasadori Reeker i është konfirmuar ekskluzivisht për Top Channel, nga dy burime diplomatike të pavarura nga njëra-tjetra, si dhe nga Kryeministria.
Po të njëjtat burime në dijeni të përmbajtjes së kësaj telefonate që ka zgjatur 20 minuta kanë treguar edhe thelbin e saj.
Ambasadori Reeker ka ngulmuar gjatë telefonatës për mosbërjen e asnjë hapi pas në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Një qëndrim ky i palëkundur i amerikanëve gjatë muajve të fundit, por i përforcuar edhe një herë tjetër në këtë bisedë telefonike.
Ditën kur presidenti Meta çdekretoi datën e zgjedhjeve, Top Channel raportoi se në DASH ambasadori Philip T. Reeker kishte zhvilluar një takim me Departamentin e Euroazizë për të analizuar vendimin e presidentit.
Ajo çfarë ishte konkluduar në këtë takim, u mësua një dit ëmë pas, kur një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha “Zërit të Amerikës” se DASH është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.
Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.
Pikërisht kjo ndjekje vijoi me telefonatën e Reeker për Ramën të mërkurën, nga ku më pas ambasadës amerikane iu dha porosia për hapin e radhës.
E enjtja e shkuar, një ditë përpara protestës së 9 kombëtare, e gjeti zv.shefin e Misionit në Detyrë të Ambasadës Amerikane, Daniel Koski, në zyrat e kryedemokratit Lulzim Basha dhe shefes së LSI-së, Kryemadhi.
Për ta, si asnjëherë më parë, mesazhi i përcjellë ishte më radikali në historinë e pluralizmit shqiptar.
“Çdo akt dhune nga sot deri në 1 korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme”, mësohet se ka thënë Koski.
Ligji amerikan për organizatat e dhunshme, të cilat radhiten një shkallë më poshtë se organizatat terroriste, është shumë i ashpër.
Ai prek të gjithë drejtuesit dhe anëtarët e organizatës, të cilëve u konfiskohen asetet, u bllokohen kontot bankare, u sekuestrohet çdo transaksion i mundshëm në dollarë apo pasuri të patundshme.
Por jo vetëm kaq. U kufizohet edhe lëvizja në vendet me të cilat SHBA kanë marrëveshje për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Ky ligj amerikan është veçanërisht specifik për të gjithë anëtarët e këtyre organizatave që kanë pasur poste publike apo kanë aktivitet biznesi.
Ky mesazh i Washingtonit përcjell si një telegram urgjent, Bashës dhe Kryemadhit nga Daniel Koski, nuk u pohua apo mohua nga përfaqësia diplomatike amerikane në Rrugën e Elbasanit.
Efekti i këtij paralajmërimi u reflektua menjëherë në protestën e të premtes, ku nuk u hodh as edhe një kapsollë e vetme, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë Nga sistemi politik dhe shumëgjuhësia, te Alpet, teknologjia dhe standardi i lartë i jetesës – Zvicra... -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”













