Kosova
Washington: Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/05/442416515_864544402369103_404574803567945671_n-780x439-1-587x330.jpg)
Objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përuruar sot në Washington. Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla dhe Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Sipas njoftimit nga ministria, Gërvalla në fjalën e saj ka deklaruar se Kosova është shteti më proamerikan në botë, transmeton albinfo.ch.
“Le të dëshmojmë që si demokraci perëndimore, jemi shumë më të fortë se ata që çdo ditë luftojnë kundër vlerave tona, parimeve tona dhe le të tregojmë, për gjeneratën e fëmijëve tanë, se me forcën që paraqesin vlerat tona, me forcën e vullnetit tonë dhe me forcën e lirisë që ne jetojmë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, ka thënë ajo.
Ajo ndër të tjera është shprehur që këtë vit festohet 25-vjetori i çlirimit të Kosovës dhe çdo fëmijë në Kosovë e di se pa angazhimin e partnerëve tanë, aleatëve dhe miqve tanë 25 vjet më parë, pa angazhimin edhe të NATO-s për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, nuk do të ishin në atë mes.
“Ky angazhim i miqve tanë shpëtoi më shumë se 100,000 jetë njerëzish në Kosovë dhe solli një të ardhme të ndryshme për të gjithë rajonin tonë. Kosova është shteti më proamerikan në botë, prandaj kjo ambasadë që po inaugurojmë sot është jo vetëm një objekt, por një mesazh i fuqishëm”, shtoi tutje ajo.
Në anën tjetër, ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, para të pranishmëve ka thënë se kjo ambasadë shërben si një dëshmi e një lidhjeje të fortë, të qëndrueshme, të pathyeshme që ekziston midis vendeve dhe kombeve tona si dhe një dëshmi e sukseseve të përbashkëta që kemi arritur deri tani.
Sipas njoftimit, Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, deklaroi se SHBA-ja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën. Ai ka theksuar se ky sukses i Kosovës, vendosja e kësaj ambasade fare pranë vendit ku kishte filluar karrierën e saj, do ta gëzonte pamasë ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright.
“Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n