Lajme
Westerwelle kërkon zgjedhje të ndershme
Shefi i diplomacisë gjermane, Westerwelle tha se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kusht për integrim në BE. Ai kërkoi proces fer
Dy ditë para se të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në Kosovë, ministri gjerman i Punëve të Jashtëm, Guido Westwrwelle ua rujuktin institucioneve në Prishtinë, se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kusht për integrim në BE. Ai kërkoi nga të gjithë liderëve politikë që të angazhohen për një proces fer.
Ministri i Jashtëm gjerman fillimisht përshëndeti faktin që në zgjedhjet lokale në Kosovë po mbahen për herë të parë edhe në veri të vendit. “Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për zhvillimin politik të Kosovës”, deklaroi sot në Berlin, shefi i diplomacisë gjermane.
“Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje të rëndësishme. Përmes pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje të gjithë qytetarët mund të garantojnë që zëri dhe shqetësimet e tyre të dëgjohen në Kosovë”, tha ministri Westerwelle.
Ministri i Jashtëm gjerman u kërkoi të gjithë liderëve politikë që të angazhohen për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. “Zgjedhjet janë një tregues i rëndësishëm për zhvillimin demokratik të Kosovës”, deklaroi Westerwelle, citon DW.
Perspektiva e Kosovës si dhe fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor, është në BE, theksoi Westerwelle, sipas të cilit, zgjedhjet e suksesshme janë të një rëndësie të madhe për avancimin e mëtejshëm në këtë rrugë të afrimit me BE-në.
Zgjedhjet e rregullta lokale në Kosovë mbahen të dielën në gjithë territorin e Kosovës. Në zgjedhje kanë të dejtë të votojnë më shumë se 1.6 milionë kosovarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











