Shqipëria
Wizz Air shton 4 linja të reja nga Tirana
Mësohet se kompania ajrore “Wizz Air” shton një tjetër avion në bazën e saj në Tiranë, duke e çuar në 6 numrin e tyre.
Në një ceremoni të veçantë u njoftua edhe hapja e 4 destinacioneve të reja nga aeroporti i Tiranës, drejt Liverpool-it, Madridit, Billundit në Danimarkë dhe Oslos në Norvegji.
Shefqet Kastrati, kreu i kompanisë “Kastrati Group” që ka koncesionin e aeroportit te Rinasit thotë se synimi është shtimi i sa më shumë destinacioneve, por edhe me tarifa sa më të ulëta. Kastrati premton vijimin e investimeve në aeroportin “Nënë Tereza”.
Edhe Robert Carey, president i “Wizz Air Group”, tha se ishte i kënaqur me bashkëpunimin. Besoj që nuk është surprizë që Wizz Air ka vijuar të rritet në të gjitha tregjet edhe gjatë Covid, përfshirë edhe Shqipërinë. Ne vërtet jemi shumë të kënaqur me këtë investim dhe vazhdojmë të rritemi në këtë treg.
Krerët e “Kastrati Group” dhe Wizz Air u shprehën se investimet do të vijojnë për t’u ofruar qytetarëve sa më shumë linja fluturimi, por edhe çmime konkurruese.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












