Shqipëria
Xhafaj: S’ka shqetësim për kthim vizash për Shqipërinë
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, në një intervistë për emisionin “Tonight” ka thënë se nuk ka asnjë lloj rreziku se Shqipërisë do t’i kthehet regjimi i vizave.
“Nuk ka një qëndrim zyrtar, qoftë të palës franceze që e njoh shumë mirë, sepse kam qenë prezent në vizitën e ministrit të Brendshëm, qoftë të palës holandeze, për aq sa unë jam në dijeni që kjo çështje të lidhet me regjimin e vizave”, ka thënë ministri, përcjell albinfo.ch.
Xhafaj ka shpjeguar edhe për masat që ka marrë ekzekutivi shqiptar për parandalimin e migrimit.
“Thelbi i letrës është një vlerësim pozitiv për atë që jemi duke bërë. Së dyti, për vizionin që kemi në parashikimet tona dhe, së treti, për çfarë ata angazhohen të bëjnë. Mbështetje në logjistikë, asistencë dhe ekspertizë. Unë kërkova që dy ekspertë britanikë të na asistojnë: njëri kundër krimit dhe tjetrit për Akademinë dhe policinë shkencore. I kam kërkuar palës gjermane që të ketë një përfaqësues të lartë nga FBI-ja”, ka thënë ai, deri sa ka sqaruar edhe letrën që kanë marrë nga shteti francez.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












