Maqedonia
Xhaferi u përgjigjet ashpër kritikëve: Nuk i kemi borxh askujt
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka deklaruar se partia të cilës ai i takon nuk i ka borxh askujt, asnjë subjekti politikë.
“Borxh të vetmin i kemi qytetarëve që na kanë zgjedhur. BDI nuk i ka borxh as VMRO-së e as LSDM-së gjatë periudhave që ka qeverisur dhe që po qeverisë”, ka thënë ai në një intervistë për Alsat.
Ai ka deklaruar se për asgjë ai nuk do të kushtëzohet. “Unë çmoj opinionin e çdo qytetari, posaçërisht atyre që ju përkas se jam i zgjedhur prej tyre. Por dilema e tyre bazohet në bazë të asaj që iu servohet. Nuk ka lëshim procedural të Talat Xhaferit, por lëshimi është i Komisionit. Nuk ka shanse të jemi të kushtëzuar me diktat. Nuk ka kush që të detyroj Talat Xhaferin që dikush ta kushtëzoj të punoj në kundërshtim me ligjet, kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit”, theksoi Xhaferi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













