Kosova
Xhaka e Leverkuseni nesër përball Florent Muslisë, Freiburgut
Dy shqiptarët nesër do të luajnë për ekipe të ndryshme në Budensligë
Mësohet se nesër, nga ora 15:30, Leverkuseni luan në udhëtim te Freiburgu në kuadër të xhiros së 26-të, përcjell albinfo.ch.
Florent Muslija me Freiburgun nuk e patën të njëjtin sukses në Ligën e Evropës, pasi u mposhtën 5:0 në ndeshjen kthyese nga West Hami në Angli, në Ligën e Evropës, përkundër Leverkusenit, i cili triumfoi me rezultat 3-2 ndaj Qarabagut.
Në Budensliga, Leverkuseni ka 67 pikë dhe zë pozitën e parë me 10 pikë më shumë se Bayern Munichu.
Stuttgarti është i treti më 53 pikë.
Vitin e kaluar, Bayern Munichu dhe Dortmundi e mbyllën kampionatin me 71 pikë, në 34 ndeshje, kurse Bayerni e fitoi titullin pas goldallimit më të mirë.
Bavarezët luajnë në udhëtim te Darmstadti të shtunën nga ora 15:30, kurse Stuttgarti udhëton te Hoffenheimi, në ndeshjen që të shtunën e luan nga ora 18:30.
Ndeshja ndërmjet Dortmundit dhe Eintracht Frankfurtit e mbyll këtë fundjavë të Bundesligës gjermane të dielën, në ndeshjen që nis në orën 17:30. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













