Futboll

Xhaka e nis Vitin e Ri me gol

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, e ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij në vitin 2019.

Në ndeshjen që Arsenali po e zhvillon ndaj Fulhamit, në debrin lokal, Xhaka shënoi në minutën e 25-të, pas asistimit që mori në zonën e 16-metërshit nga Iwobi, shkruan albinfo.ch.

Ky njëherësh është edhe goli i parë nga shqiptarët në vitin 2019. Në këtë ndeshje titullar është edhe Shkodran Mustafi, i cili është kthyer nga lëndimi. Arsenali në këtë ndeshje synon që t’u kthehet fitoreve, pasi ndeshjen e fundit në vitin 2018 e humbi me rezultat të thellë 5:1 nga Liverpooli.

https://www.dailymotion.com/video/x6zu607