Futboll

Xhaka, kapiten i Arsenalit kundër Manchester United

Në anën tjetër, Arsenali ka udhëtuar në këtë takim pa Mesut Ozil

Manchester United e pret në Old Trafford Arsenalin me disa mungesa.

Mungesa e madhe e ekipit të Solksier është Anthony Martial, por që të vështirësohen gjërat, Unitedit në këtë ndeshje i mungojnë edhe Wan Bissaka dhe mbrojtësi Dallot.

Megjithatë, për këtë ndeshje në dyshim ka qenë Paul Pogba, por ai ka startuar, kurse vijës së sulmit i prin edhe Marcus Rashford dhe i riu James.

Në anën tjetër, Arsenali ka udhëtuar në këtë takim pa Mesut Ozil dhe transferin e tyre më të ri, Kieran Tierney. Arsenali në sulm ka startuar edhe me talentin më të ri, Bukayo Saka, si dhe me Nicolas Pepe e Aubameyang.

Në këtë ndeshje, ashtu siç është pritur, kapiten i Arsenalit është kosovari Granit Xhaka.