Futboll

Xhaka në ekipin e javës në Angli, Zeneli në Francë

Granit Xhaka të dielën shënoi një super gol ndaj Manchester United në fitoren prej 2:0 të Arsenalit.

Xhaka jo vetëm që shënoi gol, por ka bërë njërën nga paraqitjet më të mira në këtë edicion, shkruan albinfo.ch.

Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga mediat e huaja. “Daily Mirror” ka bërë formacionin më të mirë, ku Xhaka ndodhet në top-11 e kësaj jave.

Në këtë fundjavë edhe futbollistët tjerë shqiptarë kanë shkëlqyer. Edhe Arbër Zeneli ka hyrë në formacionin e javës në Francë. Kjo është hera e dytë radhazi që Zeneli ndodhet në mesin e yjeve në Francë.