Futboll
Xhakës dhe Shaqirit “u ndalohet” shqiponja kundër Serbisë
“Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me gjeste, pavarësisht lojës”, tha drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami
Zvicra dhe Serbia sërish do të ndeshen. Kësaj radhe në grupet e Kupës së Botës që zhvillohet në Katar.
Serbia dhe Zvicra do të takohen më 2 dhjetor në Doha, në xhiron e fundit të Grupit G, por siç raportohet lojtarët me origjinë shqiptare nuk do të lejohen të përsërisin më atë që bënë në Botërorin 2018, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami.
“Kupa e Botës nuk ka të bëjë vetëm me lojën me Serbinë, edhe nëse e dimë se sa e veçantë është kjo lojë, duke marrë parasysh atë që ndodhi në vitin 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime, ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar. Ne duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është: respekti. Ne tregojmë respekt për të tjerët. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me gjeste, pavarësisht lojës”, deklaroi Tami.
“Nuk duhet të ketë fjalë, gjeste apo sjellje në përgjithësi që të nxisin reagime të tjera. Kur brohorasim, tregojmë gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”, është shprehur ai.
Në Kupën e Botës së vitit 2018 Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë shqiponjën dykrenare, në ndeshjen kundër Serbisë për çka edhe u ndëshkuan.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













