E-Diaspora
Xhilda Progonaci tregon përvojën e saj si Au pair në Gjermani
Au pair Mädchen janë ato vajza të cilat për kohë të caktuar vendosin që të strehohen në një familje jashtë shtetit të tyre, ku gjatë asaj kohe kanë mundësinë të mësojnë gjuhën dhe kulturën e atij vendi. Një trend shumë i madh ky i viteve të fundit edhe nga të rinjtë shqiptarë. Një përvojë të tillë është duke e shijuar edhe 21-vjeçarja nga Tirana, Xhilda Progonaci, e cila që nga shkurti është e vendosur në familjen Mühl në Ostercappeln të Gjermanisë. Gjatë qëndrimit të saj në këtë familje ajo kujdeset edhe për dy vajzat e vogla, Lara dhe Nala.
Xhilda ka ardhur si vajzë au-pair në familjen Mühl në komunën Ostercappeln në Osnabruck të Gjermanisë. Në pyetjen se a do të kishte dashur më shumë të jetojë në një qytet të madh, ajo përgjigjet: “Kjo varet nga familja, dhe unë këtu po ndihem shumë mirë”, thotë ajo për “noz.de”, transmeton albinfo.ch.
Duke jetuar në një vend të panjohur, ajo edhe mund të hasë në disa vështirësi, e sigurisht është edhe mungesa e kontaktit me shoqërinë e saj dhe familjen.
Por, për fat të mirë, tashme ka mundësi të shumta dhe mund të kontaktosh pa pagesë apo dhe gjithashtu në internet për t’ i shikuar njerëzit e dashur. “Skype bën gjithçka më të lehtë. Edhe kontaktin me familjen time”, thotë 21-vjeçarja.
Familja e saj jeton në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Atje Xhilda para pak kohe ka diplomuar si përkthyese.
Gjermanishten ajo e ka mësuar në shkollë si gjuhë të huaj të parë. Asaj gjuha gjermane i kishte sjellë shumë kënaqësi, sa që kishte vendosur edhe ta studiojë. Magjistraturën e gjermanishtes ajo dëshiron ta bëjë në Gjermani. “Në dy vjetët e fundit te ne (në Shqipëri) kishte shumë të interesuar për të studiuar gjermanisht”, thotë Xhilda. Viti si Au-pair për atë nuk është vetëm një mundësi se si ta përmirësonte gjuhën gjermane, por ajo mëson shumë edhe për jetën në Gjermani dhe se si funksionon një familje gjermane.
Që nga shkurti ajo jeton tek Anne, Dietmar, Lara dhe Nala Mühl. “Që nga minuta e parë ne kemi vrejtur se kjo na përshtatet”, kujton Anne Mühl bisedën e saj të parë në dhjetor. Pas një viti të lehonisë, nëna e dy fëmijëve Anne kërkon sërish të punojë si mësuese. “Burri im punon si i pavarur dhe unë kam shumë termine pasdite, kështu që erdhëm te ideja ta kërkojmë një Au-pair”, thotë ajo.
Përmes një agjencie ata e kanë gjetur Xhilden. “Për ne nuk ka qenë me rëndësi se nga vjen apo çfarë gjuhe flet. Ne jemi prirur nga simpatia dhe duket se kemi vendosur me të drejtë”.
Jeta në këtë bashkëjetesë po funksionin mirë. Kryesisht të rejat që jetojnë në familje të huaja kujdesen edhe për fëmijët e asaj familje. E kur Anne Mühl është e zënë me punët e saj të përditshme, atëherë e merr përsipër edhe Xhilda që të përgatisë diçka nga ndonjë specialitet shqiptar për familjen ku jeton.
Për 21-vjeçaren shqiptare, kjo është hera e parë që ajo kaq gjatë është larguar nga familja e saj. “Kur unë shoh fotot e familjes, nganjëherë është e rëndë për mua. Unë nuk e kisha menduar asnjëherë që motra ime do të më mungojë kaq shumë”, thotë Xhilda me një buzëqeshje. Mirëpo ajo prapëseprapë është e gëzuar që mund ta bëjë këtë hap në jetën e saj. “Javët e para më kanë ikur aq shpejt sa që nuk e dija se si kanë kaluar”, transmeton albinfo.ch.
Pesëvjeçarja Lara dhe 14 mujshja Nala bashkë më Xhildën bëjnë lojëra të ndryshme zbavitëse. “Unë çdo ditë mësoj këtu diçka të re”, thotë ajo.
Një vit do të rrijë Xhilda tek familja Mühl. Që sot ajo është e sigurt për veprimin e drejtë që ka marrë për të njohur vendin dhe njerëzit këtu. “Kjo është përvoja më e mirë që mund ta bëja”, ka thënë ajo.
Për të rejat të cilat dëshirojnë të marrin këtë përvojë njëvjeçare në Gjermani mund të orientohen përmeswww.daad.de/laenderinformationen/de), por ka edhe faqe të tjera në internet apo agjenci të cilat merren kryesisht me ndërmjetësimin e të interesuarve me familjet nikoqire.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














