Sporte Luftarake

Xhoxhaj fiton ndeshjen e 10-të të boksit në Zvicër

Labinot Xhoxhaj ka arritur edhe fitoren e 10-të në boksin profesionist.

Përballë boksierit me origjinë nga Prizreni, në ring u gjend boshnjaku Mirza Mërkonjic.

Në duelin e parë të Xhoxhajt pas një pauze prej 9 muajsh, ai ka treguar se është i gatshëm të kthehet në ritmin që e pati në vitin 2017 dhe fillimin e 2018-ës.

Në mbrëmjen e boksit të mbajtur në Glathoff të Zvicrës, Xhoxhaj arriti fitore për të mbajtur rekordin prej 10 meceve dhe të gjitha fitore.

25-vjeçari Labinot Xhoxhaj nën menaxhimin e ish-boksierit të njohur Muharrem Gjocaj dhe promoterit Burim Hasaj, po bën përpjekje që të ngjitet gradualisht në mesin e elitës së boksit profesionist në kategorinë kruzer.