Lifestyle
Ylli i vogël kosovar që po shkëlqen në Francë, këndon para 40 mijë të pranishmëve
Erza Muqolli, vogëlushja që po mahnit me zërin e saj
Është një nga këngëtaret më të talentuara në mbarë vendin.
Erza Muqolli, edhe pse e re në moshë, karriera e saj po kalon edhe jashtë kufijëve shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Ajo cilësohet për zërin e saj të veçantë dhe për pjesëmarrje të suksesshme në skenën e muzikës.
Vajza shqiptare, e cila në Francë tanimë është ndër fëmijët që merr vëmendjen më të madhe të mediave dhe publikut me projektet e saj muzikore, ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019.
Koncerti më i madh veror në Francë këtë vit ka mirëpritur Erzën dhe artistët e tjerë të njohur në Francë, si Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani e artistë të tjerë.
Erza, 13-vjeçare, ka kënduar para 40 mijë të pranishmëve në koncert, këngën e saj “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën