Kosova

Yllka Gashi shpallet aktorja më e mirë në Festivalin e filmit në Spanjë

Ky sukses i saj vjen pas sukseseve të shumta që filmi 'Zgjoi' ka arritur në arenën ndërkombëtare.

Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi, e cila së fundmi ishte edhe aktorja kryesore në filmin “Zgjoi”, ka arritur një sukses ndërkombëtar duke u shpallur si aktorja më e mirë në “Festival de Cine” në Spanjë.

“Fituesja e çmimit për aktoren më të mirë Yllka Gashi për ‘Hive’.

“Është një nder dhe një gëzim pas dhjetë vjetësh duke punuar në një film, historia e të cilit mund t’i transmetohet kujtdo që po përpiqet të gjejë mjete për të kapërcyer vuajtjet e tyre” # 66Seminci”, ka shkruar regjisorja e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli, transmeton Albinfo.ch.