Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi Familjarë të Sadik Durakut nga Kosova, i ndaluar në Serbi qysh më 17 prill, thonë se...
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Gjenevë
-
Liverpuli kërkon mbrojtësin shqiptar që luan në Gjermani
-
Berlin
Ansambli “Shota” fiton çmim në Karnavalin e Kulturave 2024 në Berlin
-
Tenori Ramë Lahaj paralajmëron pesë mbrëmje me yje të operës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 23 vdekje në mal këtë vit – këto janë arsyet Të dielën, dy persona u kapën në një ortek midis Matterhorn dhe Grand Combin. I njëjti...
-
Zvicrës frëngjisht-folëse i mungojnë shumë vendet në burgje
-
Rastet e mashtrimeve financiare u rritën përsëri më 2023
-
Zvicër: Rreth 11.2 miliardë franga për bashkëpunim ndërkombëtar 2025-2028
-
23 persona humbën jetën në Alpet e Zvicrës për shtatë muaj