Maqedonia
Zaev: Gjuha e dytë është shqipe, nuk më pengon nëse presidenti është shqiptar
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se Ligji për gjuhët do të marrë vlerësim pozitiv edhe nga Komisioni i Venecias.
Zaevi ka thënë se atij i vjen keq nga qëndrimi i opozitës për çështjen e Ligjit për gjuhët.
“Me vetë Ligin që është miratuar dhe siç e thotë edhe Kushtetuta jonë, gjuhë e parë është gjuha maqedonase dhe gjuha tjetër e dytë është gjuha shqipe. Për këtë arsye nuk duhet të kenë dilema as maqedonasit dhe as shqiptarët, sepse pikërisht për këtë arsye është dërguar Ligji për gjuhët në Komisionin e Venecias dhe atje do të vlerësohet. Duhet të jemi fleksibil dhe të mos e shkatërrojmë të ardhmen. Më vjen keq për opozitën që po mbjell nacionalizëm. Ne nuk dëshirojmë t’i ndajmë qytetarët në përqindje, neve nuk na duhet ajo”, ka thënë Zaevi në një intervistë për Alsat.
Ai ka thënë se atij nuk do t’i pengonte që edhe presidenti të jetë shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Zaevi deklaroi se Ligji për gjuhët do të implementohet dhe ai do të jetë qytetari i parë maqedonas që pasaporta e tij do të ketë përmbajtje edhe në gjuhën shqipe.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












