Bota
Zbulohen vendet sekrete të armëve bërthamore amerikane në Evropë
Në raportin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s aksidentalisht kanë rrjedhë informacionet lidhur me vendet e sakta ku ruhen armët bërthamore amerikane, raportoi Washington Post, përcjell albinfo.ch.
Ky raport u botua në prill, por shpejt pasi u publikua, u fshi, pasi aty thuhet se ekzistojnë 150 koka bërthamore në Evropë.
Bëhet fjalë për gjashtë lokacione: Klajn Brogel në Belgjikë, Buhel në Gjermani, Aviano dhe Gedi-Torre në Itali, Volkel në Holandë dhe Indzirlik në Turqi.
Gazeta amerikane gjithashtu thotë se javën e kaluar u publikua versioni përfundimtar i raportit, por kësaj radhe pa vendndodhjen e raketave bërthamore të SHBA-së.
Autori i këtij raporti, përkundër akuzave për botimin e informatave konfidenciale, tha se të gjitha informatat në këtë dokument janë mbledhur nga burime publike.
Megjithatë, një burim i paidentifikuar i NATO-s, tha se ky nuk ishte një dokument zyrtar nga Aleanca.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor