Kosova

Zelensky takohet me Ramën në Tiranë para Samitit për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë para mbajtjes së Samitit për Ukrainën, përcjell albinfo.ch.

Zelensky mbërriti mbrëmjen e së martës në Tiranë, për samitin në të cilin do të marrin pjesë disa liderë të Evropës juglindore.

Është vizita e tij e parë në Tiranë. Vjen pak ditë pasi Ukraina shënoi dyvjetorin e nisjes së agresionit rus.

Pas takimit me Ramën pritet të nënshkruhen marrëveshje.