Kosova

Zëvendësministri reagon pas lajmeve për ikjen e pjesëtarëve të FSK

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se pohimet për ikjen e ushtarëve nga FSK, janë lajme të rreme.

Kështu ka shkruar Ramadani duke thënë se janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm, e cila është procedurë standarde nëpër krejt ushtritë e botës demokratike.

“’Fake News’ është lajmi për ikje nga FSK-ja. Nuk po braktiset Forca jonë. Janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm, sipas ligjit dhe në përputhje me standardet dhe rregullat e brendshme. Pensionet e parakohshme kryesisht ndërlidhen me aspektin e moshës. Dalja në pension të parakohshëm është procedurë standarde nëpër krejt ushtritë e botës demokratike. Në Kosovë, kjo është e rregulluar me ligjet në fuqi dhe ruan nderin e dinjitetin e pjesëtarëve të Forcës sonë. Nuk bëhet fjalë për ikje. Nuk bëhet fjalë për konotacione negative”, ka shkruar Ramadani në Facebook.