Bota

Zgjedhjet në Greqi, Demokracia e Re në epërsi

Në Greqi po mbahen zgjedhjet parlamentare. Mediat greke raportojnë se Demokracia e Re e Kirijakos Micotakis është në avantazh të thellë kundrejt partisë Syriza të kryeministrit aktual Aleksis Cipras. Ndonëse në Greqi mbizotëron bindja që Micotakis do të sigurojë shumicën absolute që do të përbënte një rrezik për Marrëveshjen e Prespës, analistët në vend thonë Qeveria e re në Greqi nuk do të mund të shfuqizojë paktin e emrit.

“Drejtpërdrejt nuk mund të ndikojë pasi marrëveshja është punë e kryer. Nuk ka gjasa që Demokracia e Re të formojë Qeveri me aq shumicë sa është e nevojshme për prishjen e marrëveshjes. Ai me deklaratat e tij është treguar politikan i pjekur dhe ka dhënë fjalën se do ta respektoj marrëveshjen e thënë kushtimisht ish kryeministrit Cipras dhe Shkupit. Tani për tani, kush do që të bëhet kryeministër në Athinë apo Shkup nuk ka gjasa të ndërhyhet në marrëveshje”. – theksoi Nikolla Dujovski, Analist

Dujovski shton se Greqia pritet të ashpërsohet në hapjen e negociatave para aderuese me BE-në, madje duke kërkuar edhe zbatim të thellë të Marrëveshjes së Prespës.

Procesi i bisedimeve është i gjatë dhe në situatën tonë do të zgjasë të paktën 5 vite. Greqia dhe çdo vend tjetër i BE-së me të cilët do të negociojmë, do ta kenë shansin për të ndikuar në bisedime”. – u shpreh Nikolla Dujovski, Analist

Anketat parazgjedhore kanë nxjerr konservatorët me të paktën 10 pikë para kryeministrit Cipars. Ky i fundit ka kërkuar edhe një mandat për të vazhduar politikat Evropiane, ndërsa Micotakis duke deklaruar se do të respektoj Marrëveshjen e Prespës ka kërkuar ndryshim thelbësor në politikën greke, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.