Integrimi
Zgjedhjet në SHBA, ja shqiptarët që kandidojnë
Më 5 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen zgjedhjet lokale
Mes kandidatëve për këshillat bashkiakë ka edhe shqiptarë. Jetlir Kulla, i cili ka shkuar fëmijë në SHBA, kandidon për mandatin e tretë në Këshillin bashkiak në qytetin Waterbury, ndërsa Visar Tasimi, i lindur në Amerikë, për qytetin Naugatuck në shtetin e Connecticut.
Waterbury, qyteti i pestë më i madh në Connecticut, është qendra e shqiptarëve, ku jetojnë mbi 10.000 vetë në qytetin me popullsi 110.000 banorë.
“Jam krenar që jam pjesë e një grupi këshilltarësh që bashkë me kryetarin e Bashkisë kemi bërë shumë zhvillime në qytetin tonë. Mbi 3000 mijë punë të reja janë krijuar, 10-projekte të ndryshme janë mbaruar për modernizimin dhe konstruktimin e shkollave lokale. Dhe gjithashtu mbi 13 milionë dollarë janë investuar në shtatë vjetët e fundit për parqet rreth e qark”, deklaroi Jetlir Kulla, raporton TCH.
“Por, ka edhe më shumë punë për të bërë, kështu që dua të kandidoj që të ecim akoma më përpara”, shton Kulla.
Ndërsa Naugatuck është qyteti fqinj me Waterbury-in, me 30.000 banorë, përcjell albinfo.ch.
“Unë po kandidoj për Këshillin bashkiak në Naugatuck sepse unë mendoj që duhet të ketë pjesmarrje të rinisë në qeverinë lokale.
Siç është Jetliri një nga të rinjtë në këshillin e Waterbury sot, besoj se edhe në Naugatuck duhet freskuar qeveria me ide të reja”, theksoi Visar Tasimi.
Visar Tasimi është edhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës pranë qeverisë së Tiranës. Të integruar në SHBA dhe përveç profesioneve që ushtrojnë, dy të rinjtë janë angazhaur edhe në politikë. Por çfarë do të thotë kjo për komunitetin shqiptar në SHBA?
“Së pari dua të them që për mua ishte një krenari e madhe të zgjidhesha në këshillin bashkiak si shqiptari i parë në shtetin e Connecticut, gjithashtu jam dhe tepër krenar që Visari ka hedhur kandidaturën.
Në qytetin e Watebury mendohet se ka mbi 10000 shqiptarë, kështu që mendoj se është shumë e rëndësishme për të qenë një zë për gjithë shqiptarët e zonës”, thotë Jetliri.
“Sa për komunitetin shqiptar është e domosdoshme që të ketë përfaqësim në organet qeveritare Naugatuck nuk ka aq shqiptarë sa Waterbury, por ndikimi është shumë i dukshëm. Me biznese, nxënës të shkëlqyer në shkollë dhe shumë të tjera, besoj se kandidatura e Jetlirit dhe imja ua hapin rrugën shqiptarëve të tjerë të kandidojnë për më lart”, shton Visari.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”














