Lajme
Zhduket 14-vjeçarja shqiptare në Austri, familjarët bëjnë apel për ndihmë
Një 14-vjeçare rezulton e zhdukur që prej 8 ditësh në Linz të Austrisë. Familjarët e adoleshentes shqiptare kanë humbur gjurmët me vajzën e tyre që prej datës 28 gusht të këtij viti. Deri më tash nuk ka asnjë gjurmë. Për këtë rast është njoftuar edhe policia austriake, njofton albinfo.at.
Sipas informacioneve të shpërndara edhe nga familjarët, bëhet fjalë për Alina F., 14-vjeçare, 1,69 e gjatë, me ngjyrë të syve të kaltër, flokë të kaftë me disa vija të flokëve të bardha. Supozohet se ajo ka pasur të veshur një fustan me lule me ngjyra bardh/kaltër.
Albinfo.at ka kontaktuar me familjarët e saj, por ata nuk ishin të gatshëm të japin më shumë hollësi për dyshimet e tyre, pasi që me rastin është duke u marrë policia austriake.
Kush ka ndonjë informatë më të hollësishme rreth saj, lutet që të lajmërojnë policinë austriake apo të thirrni në numrat e telefonit të vëllezërve të Alines:
Leon: +43 660 711 1805
Denis: +43 664 247 34 07
Familjarët kërkojnë që këto informacione t’i shpërndajnë të gjithë ata që kanë mundësi!
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Krimet e të miturve dhe shkeljet rrugore në rritje Shkeljet e kodit rrugor regjistrojnë +83% krahasuar me vitin 2020, ndërsa dënimet që lidhen me krimet... -
Treni nga Zvicra në Londër mund të dalë në shina që në vitin 2030 -
Qendrat e të dhënave që konsumojnë energji po bëhen një çështje politike në Zvicër -
Numër rekord vendesh pune në inteligjencën artificiale në Zvicër -
Marrja në pyetje e çiftit Moretti del jashtë kontrollit













