Maqedonia
Zhdukja misterioze e Fitim Allajbegut
Zhdukja e tij daton që nga viti 2014, ndërsa hetimet kanë të bëjnë me Italinë, Zvicrën, Belgjikën dhe Floridën në SHBA dhe ka depërtuar në dosjen e Interpolit
Prokuroria e Hal-Vilvorde në Belgjikë, nga fillimi i muajit ka filluar hetimet lidhur me zhdukjen e afaristit 56-vjeçar shqiptar nga Maqedonia, Fitim Allajbegu.
Ai ka qenë aktiv në negociatat për ari dhe diamant në mes të Brukselit dhe Kinshasës. “Tashmë kanë filluar hetimet lidhur me rastin”, ka konfirmuar zëdhënësi Carol Vercarre, për të përditshmen belge “La Dernière Heure”, përcjell albinfo.ch.
Shqiptari nga Maqedonia ka qenë shumë i njohur si sportist në vendlindje. Zhdukja e tij daton që nga viti 2014, ndërsa hetimet kanë të bëjnë me Italinë, Zvicrën, Belgjikën dhe Floridën në SHBA dhe ka depërtuar në dosjen e Interpolit.
Nyja fillon në Shkup, ku Fitim Allajbegu ishte i njohur si nipi i legjendës së lavdishme të mundjes nga trojet e ish-Jugosllavisë, Mentaz Allajbegu, i cili me nxënësit e tij fitoi disa medalje olimpike.
Xhaxhai i tij e themeloi klubin e mundjes “Liria”, shkolla e famshme e mundjes në Shkup, prej nga kanë dalë disa kampionë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











